KreuCelebrity

Burberry prezanton koleksionin vjeshtë-dimër 2021/2022

Veshjet prej ari të Burberry për koleksionin vjeshtë-dimër 2021/2022 janë emblema e energjisë femërore.

“Gjatë jetës sime, nëna ime ka qenë një forcë e natyrës. Si një prind i vetëm, ajo më rriti mua dhe tetë motrat e mia me një vendosmëri dhe krenari të jashtëzakonshme”, ka thënë drejtori krijues Riccardo Tisci duke na treguar se kush është muza e tij.  Këmbëngulja e nënës së tij e ka frymëzuar atë për të krijuar koleksionin e ri të Burberry. Trendi i arit në koleksionin e modës 2021-2022 ngarkohet me një kuptim edhe më kuptimplotë: me emblemën e fuqisë të energjisë femërore. Një koleksion mbresëlënës pritet të na shoqërojë gjatë vjeshtës dhe dimrit të ardhshëm.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF