KreuCelebrity

Shuhet ylli i muzikës italiane, mesazhi i fundit: “ T`i kthehemi jetës, të përqafojmë njerëzit e dashur”!

E kishin pagëzuar “Pantera e Goros”; Milva, këngëtarja legjendare italiane u shua në moshën 81 vjecare në shtëpinë e saj në Milano ku jetonte me të bijën, Martina, kritike arti. E lindur korrikun e vitit 1939, Maria Ilva Biolcati, njohu gjatë karrierës së saj të gjatë edhe suksesin ndërkombëtar, duke kapërcyer me zërin e saj të fuqishëm kufijtë e vendit të vet, e duke korrur duartrokitje kudo, por sidomos në Gjermani. Talenti e saj e katapultoi duke e kthyer në njërën prej këngëtareve më të vlerësuara në Itali, por dhe profilin dërkombëtar e pati mjaft të fuqishëm, kjo edhe falë faktit që ishte e aftë të këndonte e recitonte në 9 gjuhë të ndryshme të botës. Për shkak të flokëve të kuqe, e kishin mbiqtuajtur ndryshe “ La Rossa”.

Në 26 mars, kishte marrë vaksinën e  koronavirusit, e kishte përcjellë një mesazh të rëndësishëm për të gjithë:”Unë vaksinohem, sepse kujdesem për jetën time dhe të të tjerëve”, shkroi ajo në faqen e saj në Facebook, “Bëjeni edhe ju. Duhet t’i kthehemi jetës së mëparshme, dhe të përqafojmë të dashurit tanë. Së bashku ne mund t’ia dalim për ta mposhtur këtë virus”!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF