Donna D’Errico I la të gjithë pa fjalë me postimet e fundit në Instagram. Askush nuk do ta besonte po të mos e dinte se aktorja, e cila u be e njohur ne vitet 90` me rolin e Donna Marcos në serialin Baywatch, sot është plot 53 vjec!
Një krahasim I thjeshtë I fotove të tanishme me ato të periudhës kur interpretoi në Baywatch tregon qartë se kjo pamje kaq rinore nuk I detyrohet aspak geneve te mira ( Donna duket më e re tani), por padyshim ndërhyrjeve estetike!
Ajo vetë nuk e ka mohuar faktin se ka bërë shumë të tilla, jo vetëm në fytyrë, por edhe në trup, duke përfshirë këtu një lifting të krahëve, dhjamë të hequr nga zona e barkut, dhe nje operacion për ngritjen e fundshpinës. Si të thuash, është ribërë e gjitha!