Loretta Harmes nga Mbretëria e Bashkuar është një kuzhiniere e jashtëzakonshme nga Mbretëria e Bashkuar, por vetë nuk shijon dot asnjë nga ushqimet që përgatit. Loretta është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku nxjerr recetat e saj. Por ajo është diagnostikuar me një sëmundje të rrallë, e cila nuk e lejon të konsumojë asnjë ushqim të fortë.
Hera e fundit që ka mundur të fusë në gojë një ushqim solid, ka qenë përpara 6 vjetësh. Mjekët konfirmuan se ajo vuan nga sindroma Ehlers-Danlos, një sëmundje e rrallë që shfaqet në mënyra të ndryshme, e asaj i ka prekur stomakun duke e paralizuar pjesërisht e kështu nuk i kryen dot plotësisht funksionet e tij. Pas cdo ushqimi të fortë, Loretta pësonte dhimbje të forta në stomak, e më tej, kaloi në anoreksi duke arritur të peshonte vetëm 25 kg. Situata u sqarua vetëm kur mjekët kuptuan cfarë sëmundje kishte dhe tani ushqehet përmes një qeseje që përmes nje tubi, e dërgon ushqimin e përpunuar drejt e në organizëm.