Ardhja në jetë e një fëmijë është padyshim momenti më i bukur për çdo prind dhe dita e sotme filloi me një lajm të tillë nga Arbenita dhe Fero. Ata janë bërë prindër për herë të parë..
Lajmin e ka bërë të ditur Arbenita me anë të një foto në instastory. Një foto e cila ka për të mbetur gjithë jetën në kujtimet e Arbenitës, ajo teksa e mban në krahë vajzën e saj shihet se ka mbyllur sytë dhe po e shijon pafund momentin e shumëpritur.
Kujtojmë që para disa ditësh në një intervistë Arbenita u shpreh se mezi priste ta sillte në jetë dhe ta mbante në krahë vajzën e saj, për të provuar ndjesinë më të veçantë në botë që ta jep vetëm lindja e një fëmije.