
Në muajin dhjetor, Manjola Nallbani njoftoi se do të tërhiqej nga festivali i këngës. Shkak ishte bërë infektimi me Covid 19; fatmirësisht këngëtarja e njohur e kaloi sëmundjen pa shumë vështirësi, por ajo e përjetoi për cdo peshën fizike por edhe psikologjike të kësaj sëmundjeje. Duket se situata e pandemisë ka lënë vecanërisht gjurme tek ajo, e sidomos sakrificat e mjekëve, ata që janë në vijën e parë të frontit në luftën me koronavirusin, duke u përpjekur të shpëtojnë jetë. Pikërisht atyre u aka kushtuar Manjola këngën e vet të re, mjekëve dhe solidaritetit. “Kjo këngë është për NE! Një dedikim për dashurinë dhe solidaritetin njerëzor në këtë kohë pandemie. Gjithashtu një mirënjohje për gjithë ata mjekë që shpëtuan jetë”, -ka shkruar ajo.