
Pas diskutimeve të kohëve të fundit mbi sigurinë e vaksinave që mbërrijnë në Shqiperi, ka reaguar Instituti i Shëndetit Publik, i cili sqaroi në rrjetet sociale se për cdo hap të hedhur në drejtim të ruajtjes, shpërndarjes dhe administrimit të tyre janë respektuar në maksimum standartet teknike. “Vaksinat janë të sigurta, ato janë sjellë në Shqipëri brenda të gjithë standarteve të ruajtjes. Sjellja e tyre është kryer nën mbikqyrjen e agjencive përkatëse dhe janë të shoqëruara me të gjithë dokumentacionet që garantojnë sigurinë dhe cilësinë e tyre. Kushtet e ruajtjes, shpërndarja dhe aplikimi i tyre janë brenda të gjithë standarteve teknike, siç është vepruar me të gjitha vaksinat, për dekada të tëra. Indeksi më i lartë i këtyre praktikave është mbulesa vaksinale në Shqipëri dhe kërkesat e qytetarëve për t’u vaksinuar kundër COVID -19. Autoritetet shëndetësore kanë garantuar vaksina të sigurta dhe po vijojnë me aplikimin e tyre, sipas planit kombëtar të vaksinimit. Çdokush që hedh baltë mbi sigurinë e procesit, dëmton jetën e qytetarëve! Vaksinohuni! Vaksinimi shpëton jetë”, – thuhet në njoftimin e ISHP-së.



















