
Ishin mësuar të gjithë ta shikonin përherë ne ato kacurrelat e saj të bukura, ndaj kur Hueyda El Sahied vendosi t`i priste, disa ndjekës u zhgënjyen dhe i kërkojnë vazhdimisht që t`i zgjasë flokët përseri. Të tilla kërkesa duket e kanë bezdisur balerinën, që duket se ndihët shumë mirë kështu sic është ( madje edhe disa thinja të vogla ka zgjedhur të mos i mbulojë, të paktën për momentin). Ajo u ka kthyer një përgjigje të gjithëve. “Ju lutem mjaft më shkruajtët rriti flokët, i kishe më të bukura të gjata, na mungojnë kaçrrelat e tua etj etj. Unë nuk dua nga ju vetëm komplimenta, kam nevojë për këshillat tuaja. Por duhet të kuptoni një gjë. Aktualisht me këto flokë të shkurtra unë ndihem shumë mirë. Nëse do të kisha një shkop magjik dhe do të kisha mundësinë të ndryshoja jetën time apo pamjen time fizike, duhet të jeni të sigurt nuk do të filloja nga flokët. Zgjedhjet tona na përkasin, ndonjëherë bëjmë të duhurat,ndonjëherë jo! Ju dua shumë, por ju lutem mos më bëni të mendoj se për ju unë jam thjesht një top leshi kaçurrel”, ka shkruar ajo.



















