Aktori 33-vjeçar Zac Efron është kthyer në temë kryesore në rrjetet sociale për operacionet plastike. Aktori i befasoi fansat kur u shfaq në promovimin e videos të re në “Earth Day Musical”.
Kanë qenë të shumtë fansat që pyesnin se çfarë kishte ndodhur me fytyrën e Zac Efron. Fytyra e yllit të “High School Musical” duket krejtësisht ndryshe, me buzë më të plota, nofull dhe mollëza më të theksuara.
Kujtojmë që Zac Efron vetëm pak kohë më parë mori titujt kryesorë për ndarjen e tij nga e dashura, Vanessa Valladares.



















