Dua Lipa shkëlqeu mbrëmjen e djeshme teksa performoi në “Elton John AIDS Foundation”. Me plot sharm ajo interpretoi hitet “Don’t Start Now”, “Levitating”, “Hallucinate” dhe “Pretty Please”, e shoqëruar në piano nga Elton John. Këngëtarja ishte tepër e entuziazmuar, pasi kjo ishte hera e parë që ata interpretuan së bashku. Ylli i muzikës pop zgjodhi dy super fustane, me të cilët dukej mbresëlënëse.
Dua Lipa vazhdimisht e ka shprehur admirimin për yllin britanik, Elton John. Ajo me anë të një postimi në Instagram i ka shprehur falënderimet për mundësinë që pati për të performuar përkrah tij.
“I dashur Elton, faleminderit që performove natën e kaluar përkrah meje. Një nder i vërtetë dhe një ëndërr që e kam bërë këtë me ju për një kauzë kaq të pabesueshme. Jam akoma e buzëqeshur nga veshi në vesh dhe nuk do ta harroj kurrë këtë moment. Të dua Elton John.”, shkruan ajo.



















