Sot janë një prej cifteve më interesantë të shoëbizit, por ndërsa e mbajtën disa kohë të fshehtë lidhjen e tyre, tani flasin hapur për të. Në “Kurthin e Piter Panit”, Dojna rrëfeu sesi janë njohur, një detaj të cilin nuk e kishte treguar më parë. Por kush i reziston dot kërshërisë së gazetarëve të vegjël e aq të ëmbël të programit mjaft të dashur për publikun shqiptar. Ata deshën të dinin sesi është njohur moderatorja me partnerin, dhe Dojna ua dha përgjigjen.
“Burrin e kam njohur në punë, jemi njohur në studio. Ka një histori interesante, sepse ishte e vetmja ditë kur Vlashenti do ishte në Tiranë. Mua më thanë që ishte e vetmja ditë dhe ti si pianiste duhet ta intervistosh… Intervista zgjati 30 minuta, por ne kemi folur bashkë edhe për 4 orë të tjera…. Sigurisht, aty kuptova që kishte diçka më shumë, sepse me shokët nuk mund të flasim për 4 orë me radhë. Pastaj gjërat rrodhën natyrshëm”, është shprehur ajo.



















