Frika e një rezultati jo shumë të dëshiruar është gjithmonë e pranishme kur vendosim të bëjmë ndonjë ndryshim me flokët, sidomos ngjyrën. Kur vendoset për ndonjë “revolucion” të saj, pyetja që bëjnë të gjithë është pothuajse e njëjta: ” A do të më rrijë mirë vallë tonaliteti i ri”? Ekspertët japinë disa këshilla për ata që duan të eksperimetojnë, me shpresën që përpjekja t`i rezultojë e suksesshme. Ata thonë se duhet parë mirë:
1.Ngjyra e lëkurës
Kur vjen fjala tek zgjedhja e ngjyrës perfekte të flokëve, një prej elementëve më të rëndësishëm është ngjyra e lëkurës. Përzgjedhja e një tonaliteti të përshtatshëm me të do ta bëjë portretin tuaj të duket edhe më i bukur, ndërsa ngjyra e gabuar mund të krijonte një pamje të shpëlarë dhe e zymtë.
Më të nxjerrë edhe më shumë në pah ngjyrën tuaj të syve, parukieri juaj mund të provojë një ngjyrë kontrastuese flokësh. Për shembull, nëse i keni sytë bojëqielli, flokët bjondë ose ngjyrë karamel do t`i bënin sytë të duken edhe më blu. Nëse janë jeshilë, tonet e kuqe mund të jenë një ngjyrë perfekte për ju.
Kur të keni “zgjidhur” situatën me ngjyrën e lëkurës dhe syve, duhet marrë në konsideratë edhe stili juaj personal, dhe këtu, eksperti jeni ju vetë: dëshironi të bini në sy, apo kërkoni dicka më pak të dukshme? Doni të guxoni apo jo? Zgjedhja është e juaja, mjafton që ajo të ndihmojë besimin tuaj tek vetja.



















