Vetëm pak ditë më parë, qarkulloi një fotografi shqetësuese ku ai shihej në karrige me rrota. Menjëherë, vërshuan hamendësimet rreth gjendjes së tij shëndetësore, por “Page Six” sqaroi se ylli hollivudian kishte qenë tek një dentist në Los Angeles dhe arsyeja përse doli prej andej me karrigen në fjalë, ishte për cështje procedure, e cila parashikon po ashtu që të shoqërohen nga një mjek nëse nuk ndihen mirë. Por në mbrëmjen e cmimeve Oskar, Brad u shfaq në super formë: ai dukej mjaft mirë, megjithatë pamjen e tij, shuma ia atribuan edhe modelit të flokëve, i cili e bëri të dukej më i ri! Aktori i kishte zgjatur pak dhe i kishte kapur bisht, e nuk pati njeri që nuk e pelqeu kete model!



















