KreuCelebrity

Rishfaqet Adele dhe duket e mrekullueshme!

Për muaj me radhë këngëtarja britanike Adele nuk ishte parë askund. Diva e ‘soul’ është rishfaqur këtë të diel në mbërmje në darkën e organizuar nga fituesi i Oscar Daniel Kaluuya.

32 vjeçarja, e cila ka humbur më shumë se 45 kilogramë është fotografuar duke kërcyer e dëfryer me miqtë e saj dhe duket në formë të shkëlqyer fizike.

E veshur me një pallto të gjatë në ngjyrë limoni që mban vlerën e 3210 paund britanik, Adele është fotografuar e lumtur pranë miqve të saj teksa kthente herë pas here gotat e koktejlit.

Prej më shumë se dy vitesh Adele i është nënshtruar një diete që quhet Sirt, që i ka mundësuar asaj humbjen e 45 kilogramëve në vetëm disa muaj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF