Mbretëresha do të tërhiqet nga detyrat mbretërore pas vdekjes së Princit Philip dhe do të lejojë familjen e saj të marrë më shumë nga detyrat e saj, pretendon ish-korrespondenti mbretëror i BBC Peter Hunt teksa ka folur për New York Times.
“Madhështia e saj u kthye në punë disa ditë pas vdekjes së bashkëshortit të saj, por ka të ngjarë të mos kthehet kurrë në orarin e ngarkuar të takimeve të vrullshme”, tha korrespondenti Peter Hunt. Gjithashtu ai ka shtuar se ajo mund të shkojë në Pallatin Buckingham vetëm dy ditë në javë për pritje pasi fëmijët e saj do të marrin më shumë përgjegjësi.
Sipas Peter Hunt, mbretëresha me shumë mundësi do të vazhdojë të qëndrojë në Kalanë Windsor, ku ka qëndruar pjesën më të madhe të vitit të kaluar gjatë karantinës.



















