KreuCelebrity

Kylie Jenner, një yll edhe pa grim! Së shpejti ajo vjen me një produkt të ri..

Kylie Jenner mbrëmjen e kaluar ka preferuar ta kalojë në shtëpinë e saj në Holmby Hills, ndryshe nga netët e zakonshme ku ajo del me miqtë e saj.  Ajo shfaqet e relaksuar në disa video që ka publikuar në Instastory, ku duket një yll i vërtetë edhe pse ka përdorur shumë pak grim.

Ajo ka preferuar që t’u tregojë ndjekësve edhe veshjen e saj, ndaj ka vendosur të dalë para pasqyrës duke e publikuar këtë moment.

Kylie tepër e entuziazmuar njoftoi 227 milionë ndjekësit e saj se javën e ardhshme do të lançojë linja e saj Kylie Skin, por do të japë një njoftim tjetër përfundimtar.

“Mezi pres që ju ta keni këtë produkt në dorën tuaj”, shtoi ajo.