KreuCelebrity

Rita Ora në një lidhje të re, të gjithë pyesin kush është “ai”??

Qenkan lidhur prej më shumë se një muaji, por gazetat rozë e mësuan vetëm tani! Ka një mashkull të ri në jetën e Rita Orës: bëhet fjalë për regjisorin nga Zelanda e re, Taika Waititi. Dyshimet nisën fillimisht javën e kaluar, kur të dy ata u panë të përqafuar në një foto të postuar prej saj në Instagram. Por tani duket u konfirmua lidhja e këngëtares shqiptare me 45 vjecarin.

“Janë çift që prej muajit mars, por po e mbanin të fshehtë. Të gjithë miqtë e tyre e dinin për lidhjen. E pëlqejnë shumë njëri-tjetrin”-tha një burim pranë ciftit për gazetën britanike “The Sun”. Thuhet se të dya ata u afruan shumë me njëri-tjetrin në kohën kur Rita ndodhej në Sydney për spektaklin “The Voice of Australia”. Rita përpara disa kohësh u nda nga ish i dashuri, Romain Gavras, ndërsa Waititi u divorcua nga e shoqja Chelsea Winstanley në 2018-tën pas 7 vitesh martese. Ata kanë bashkë dy vajza.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF