Brad Pitt, ylli i Hollivudit bëhet gjithnjë e më tërheqës. Gjatë mbrëmjes së çmimeve Oscar 2021 aktori e gjeti veten në qendër të vëmendjes jo për meritat artistike, por për modelin e tij të flokëve. Flokët e tij biond ishin më të gjatë se zakonisht dhe aktori kishte zgjedhur t’i kapte bisht, duke iu rikthyer kohëve të vjetra. Përveç flokëve edhe veshja e aktorit ishte e kuruar në detaje.
Aktori 57-vjeçar u ngjit në skenën e Oscar në Union Station në Los Anxhelos për të prezantuar çmimin e “Aktores më të mirë në rolin dytësor”.



















