KreuCelebrity

Blero i bën të bijës urimin më të bukur për ditëlindje!

Vajza e Bleros, Tara kremton 11 vjetorin e lindjes dhe i ati e tregoi qartë përmes urimit që i bëri në rrjetet sociale se cfarë marrëdhënieje ka me të, dhe sa krenar ndihet për të bijën. “Urime ditëlindjen, shpirti i babit. Të uroj shëndet dhe më të mirat e botës. Faleminderit që më bën krenar çdo ditë”, ka shkruar ai krah fotos së vajzës e cila është rritur dhe është bërë një bukuroshe e vërtetë!

E ëma gjithashtu i kushtoi një dedikim mjaft emocionues të bijës . Tara është vajza e Bleros me Teuta Krasniqit dhe erdhi në jetë gjatë martesës së tyre, e cila përfundoi në divorc. Këngëtari është martuar sërish me Afrona Dikën, ndërsa Teuta ka krijuar një familje të re me partnerin e saj Adonisin, me të cilin ka edhe një vajzë tjetër, Kaian.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF