Laura Dern shkëlqeu teksa kalonte në tapetin e kuq në mbrëmjen e Oscar 2021. Ylli i Hollivudit mahniti me pamjen e saj, dhe shkëlqimi nuk do të ishte i njëjtë pa magjinë e bizhuve Pomellato që ajo kishte përzgjedhur.
Oscar 2021 u organizua në Union Station në Los Angeles dhe për pamjen e aktores u kujdes stilistja e yjeve Elizabeth Stewart. Stilistja kishte zgjedhur një fustan me mëngë të gjata të Oscar de la Renta, ndërkohë që bizhuteritë ia kishte besuar Pomellato.
Bizhuteritë e Pomellato përputheshin jashtëzakonisht me fustanin e Oscar de la Renta. Vathët e gjatë ishin punuar me diamante të bardhë, të zinj dhe kafe. Në përputhje me vathët ishte edhe byzylyku nga koleksioni Iconica me të cilët stilistja Stewart thotë se ra në dashuri.
Stilistja e yjeve të Hollivudit markat i përzgjedh në bazë të filozofisë e saj. Ndaj ajo beson te “Pomellato”, pasi ata kanë një të ardhme të qëndrueshme dhe produktet e tyre janë 100 për qind ar. Ajo shtoi se qëndrueshmëria nuk është një opsion, por është një domosdoshmëri.
Ndërkohë Laura Dern është krenare që ndan vlerat e saj me Pomellato, pasi asaj i pëlqen që bizhuteritë që ajo vendos ta përfaqësojnë. “Bizhuteritë e Pomellato janë një kombinim i mrekullueshëm i cilësisë, besimit dhe mjeshtërisë”, thotë aktorja



















