Edicioni i 93-të i ndarjes së çmimeve Oscar për vitin 2021 ishte një nga edicionet me shikueshmërinë më të ulët në gjithë historinë e ceremonive të çmimeve Oscar. Me një rënie shikueshmërie prëj 58% krahasuar me atë të një viti më parë, si shkaqe u radhitën një sërë motivesh që nga mungesa e një gare të fortë ndërmjet filmave konkurues, mungesa e një numri të madh aktorësh të njohur në tapetin e kuq dhe ndryshimi i vendit të mbajtjes së ceremonisë.
Por shkaktari kryesor për të gjithë analistët është padyshim pandemia Covid-19 e cila e ka paralizuar industrinë dhe ekonominë botërore, duke e goditur shumë fort industrinë kinematografike. Shumë prej filmave me buxhet të madh dhe më pritshmëri të lartë u detyruan të bënin hapa prapa në daljet e tyre në sallat e kinemasë. Megjithëse një pjesë e mirë e filmave si Mank, Mia Rainey’s Black Botton dhe Sound of Metal u shfaqën në platformat Netflix dhe Prime Video, pjesa më e madhe e publikut nuk preferoi t’i shikonte. Edicioni i parë pa prezantues, i cili shpalli fitues filmin Green Book dhe si aktorin më të mirë Rami Malek, pati shikueshmëri më të larte nga ai i 2018 i prezantuar nga Jimmy Kimmel.



















