KreuCelebrity

Diana “pajton nga lart” djemtë, William dhe Harry!  

Marrëdhëniet e tyre ishin ftohur ndjeshëm, por pas intervistës shokuese për Oprah Winfrey, William dhe Harry arritën të mos komunikonin më me njëri-tjetrin, teksa vëllai i madh e akuzoi princin e larguar se mendon vetëm për veten, e jo për familjen. Por ndërkohë, të dy ata janë pajtuar të lejojnë që fustani i Lady Diana-s të huazohet për një ekspozitë të vecantë në Kensington Palace.

Një gjest i vogël, por me një domethënie të madhe simbolike. “ Raporti me tim vëlla është në pauzë për momentin. Por unë për cdo rast do ta dua gjithmonë, sepse kemi kaluar ferrin bashkë”, është shprehur më herët Harry duke iu referuar këtu vdekjes tragjike të së ëmës.  Në muajin korrik, do të jetë dhe inaugurimi i statujës në kujtim të princeshës së Uellsit, dhe shumë po mendojnë se ky mund të jetë rasti i mirë për pajtimin e dy vëllezërve.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF