Çifti i famshëm i familjes mbretërore britanike Kate Middleton dhe Princ William kremtojnë sot 10 vjetorin e martesës. Trashëgimtarët e fronit postuan një foto në llogarinë e tyre zyrtare në instagram, duke marrë miliona urime për përvjetorin jubilee.
Kate 39 vjeçe dhe William 38 vjeç duken të dashuruar njësoj si para 10 viteve në foton e shkrepur por ndjekësve nuk u shpëtoi një aksesor i ri në qafën e Dukeshës së Kembrixh.
Një varëse me gurë diamanti që mban vlerën e 9000 paund britanik, duket se i është shtuar koleksionit të stolive mbretërore dhe mendohet se varësja luksoze është dhurata e trashegimtarit te fronit për gruan e tij me rastin e 10 vjetorit të martesës.
Ndonëse aksesori në qafën e Kate mban vlerën e majme, si gjithmonë Dukesha nuk ka harruar të krijojë balancën pasi fustani që ajo mban veshur kushton vetëm 195 paund.