Kate dhe William festojnë këtë javë 10-vjetorin e martesës. Ata kanë publikuar dy fotografi të reja së bashku dhe duken shumë bukur dhe të lumtur në krahët e njëri-tjetrit. Fotografitë janë realizuar këtë javë nga fotografi Chris Floyd në Kensington Palace, ku ata banojnë.
Dukesha dhe Duka i Kembrixhit u martuan më 29 prill 2011 në Abacinë e Westminsterit pas tetë vitesh fejesë. Kate dhe William janë njohur në universitet. Ata kanë 3 fëmijë: Princi George, 7 vjeç, Princesha Charlotte, 5 vjeç dhe Princi Louis, 3.
William është, pas babait të tij Charles, i dyti në radhë për fronin. Ndaj Kate përgatitet të jetë një bashkëshorte mbretërore e jashtëzakonshme.