KreuCelebrity

Si është të rrisësh tre fëmijë me Beyonce? Befason Jay Z me rrëfimin e tij!

Bashkëshorti i Beyonce, Jay Z, ka dhënë si rrallëherë një intervistë ku flet për jetën dhe familjen, të gjithë dëgjojnë. Reperi rrëfeu sesi kaluan karantinën me gruan e tij Beyonce, vajzën e tyre 9-vjeçare, Blue Ivy, dhe me binjakët Rumi dhe Sir, thotë “Sunday Times”.

“Në fillim ishte koha për të gjithë ne që të shkëputeshim pak dhe të lidheshim, të përqendroheshim te familja dhe te të qenit së bashku; të merrnim kohë për të mësuar më shumë për njëri-tjetrin. Pastaj, pasi u mësuam, thamë ‘Ok, në rregull, kështu është normaliteti i ri?”,- tha ai duke iu referuar izolimit. Më the, vëmendja u spostua tek fëmijët. 51 vjecari la qartë të kuptohej se është shumë I vëmendshëm ndaj tyre. “Thjesht sigurohuni që të krijoni një ambient të dashur, kushtojini vëmendje asaj që ata duan të jenë. Është e lehtë për ne, si qenie njerëzore, të dëshirojmë që fëmijët tanë të bëjnë gjëra të caktuara, por nuk e kemi idenë. Ne jemi vetëm udhëzues”,- pohoi Jay Z.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF