Një dashuri e re për Angelina Jolie pesë vite pas ndarjes nga Brad Pitt?! Nuk e dimë sa e vërterë është, por mediat e huaja po ziejnë rreth lajmit se aktorja dhe regisorja e famshme ka nisur një romancë të re me Dj e njohur Diplo.
Një burim pranë çiftit ka treguar për mediat e huaja se dyshja është parë në një festë private në Los Angelos dhe dukeshin tejet të afërt me njëri tjetrin. Gjithashtu burimi shkon më tej duke treguar se Jolie e ka prezantuar partnerin e saj të ri edhe me 6 fëmijët dhe se ata e kanë pëlqyer shumë Diplon.
Sakaq nga ana e Jolie dhe Dj nuk ka patur asnjë reagim rreth këtyre zërave, por nëse lajmi është i vërtetë, kjo dyshe është me të vërtetë një çift i bukur.
Nga ana tjetër Angelina dhe ish- bashkëshorti Brad Pitt po vijojnë betejën ligjore për të marrë kujdestarinë e fëmijëve pas divorcit, duke bërë që ndryshe nga ish-ët e tjerë të Holluyëood ndarja e Jolie-Pitt të mos ishte aspak e qetë dhe se ata vështirë se do të mund të jenë një ditë miq të mirë.