Ka shumë admirim për personat e famshëm; mbështetja e fansave bëhet aq e rëndësishme për disa prej tyre sa i ndihmon të kapërcejnë mjaft momente të vështira. Por medalja ka edhe anën tjetër, e cila shpesh manifestohet edhe me një lloj urrejtjeje online, që mund të kapërcejë edhe kufijtë duke u bërë mjaft e tepruar.
I tillë ishte komenti i drejtuar Arjola Demirit në lidhje me të bijat. “Si ka mundësi që i ke vajzat kaq të shëmtuara dhe s’të kanë ngjarë hiç?”, e pyeti dikush dhe aktorja e gjeti zgjidhjen: nuk u përgjigj vetë, por ia la në dorë vajzës, e cila megjithëse e vogël, diti shujmë mirë sesi të reagonte. Ajo mori një cakmak dhe e ndezi, ndërsa tha në anglisht: “Zjarri është ndezur!”. Pastaj vazhdon: “Kush të pyeti? Tjetër: Nuk jam pasqyra jote. Nuk e di kush je ti. Më fal por ke nevojë për ndihmë! Gjëja më e bukur tek njerëzit është truri i tyre dhe unë e kam një, kam edhe pamjen e jashtme. I kam të dyja kështu që mirupafshim”!