Chiara Ferragni na tregoi pak ditë më parë barkun e sheshtë pas shtatzanisë ( ajo ankohej, por prapë i sheshtë ishte)! Ajo s`ka vecse një muaj që ka sjellë në jetë vajzën dhe duket në super formë.
Tani, ishte Arbana Osmani ajo që tregoi sesi duket barku i saj 6 muaj pas lindjes së Diellit. Rrafsh gjithashtu!
Sekreti? Aktiviteti fizik, por edhe ujit: 2 litra në dimër dhe 3 litra në verë. “Gjatë gjithë kësaj kohe, për herë të parë në jetën time të jem e sinqertë, jam kujdesur të konsumoj çdo ditë nga 2l ujë (shtatëzania, gjidhënia) por sot trajnerja ime me tha që në fakt me rritjen e temperaturave dhe shtimin e aktivitetit fizik e mira ështe të pish 3L”, ka shkruar Arbana. Shumë nëna VIP kanë nisur ta ekspozojnë barkun pas lindjes me mjaft krenari vecanërisht kur ai duket kaq mirë dhe pa strija!