Gjëja e parë dhe më e rëndësishmja është që ju të jeni rehat me çfarëdo veshje që ju bën të ndiheni e tillë….thënë kjo nëse po përjetoni peirudhën më të ëmbël të jetës, shtatzëninë dhe pëlqeni të visheni me prerje të gjera, jeni shumë në rregull. Sikundër edhe nëse pëlqeni ta ekspozoni krenare barkun që rrumbullasoet dita ditës sërsh jeni shumë në rregull.
Duket se së fundmi, tek të paktën vajzat e njohura të showbiz-it shqiptar është parë një trend i njëjtë sa i përket veshjeve të shtatzënisë. Streçe apo paliçeta elastike ngjitur pas trupit është më së shumti zgjedhja e mamave në pritje, duke hequr dorë nga veshjet e gjera që mbulojnë barkun.
Orinda Huta është mami në pritje që duket se e ka përqafuar më së shumti këtë trend pasi në postimet e saj në instagram së fundmi streçet dhe paliçetat e ngushta janë zgjedhja e preferuar.
Nëse jeni në pritje të ëmbël dhe do t’ju pëlqente që të eksperimentonit me paraqitjet gjatë ditëve ku përmasat trupore ndryshojnë çdo mëngjes, ne kemi zgjedhur nga instagramet e të famshmeve shqiptare disa ide veshjesh se si një grua mund të jetë ‘stylish’, moderne, trend, e pse jo edhe seksi gjatë shtatzënisë.