Princi Harry duket se është penduar për intervistën “ekplozive” që ai dhe e shoqja dhanë për Oprah Winfrey.
Nje ekspert mbretëror pohoi për revistën “Closer” se Harry ishte lënduar nga mënyra sesi e shoqja ishte trajtuar në Pallatin Mbretëror dhe vendosi t’i nxirrte të gjitha në intervistë. Por tani ndihet keq dhe i turpëruar për situatën në të cilën e vendosi familjen e tij, ndaj të cilës u hodhën dhe akuza për racizëm. Ato e detyrian Ëilliamin të deklaronte se kjo nuk ishte e vërtetë. Meghan dhe Princi Harry thane se pjesëtarë të familjes mbretërore ishin shqetësuar “sa e errët” mund të ishte ngjyra e lëkurës së djalit të tyre. Përgjatë intervistës me Oprah, Meghan tregoi se ka pasur mendime për vetëvrasje dhe ka kërkuar ndihmë përmes departamentit të pallatit për burime njerëzore, mirëpo i kanë thënë se nuk mund të bëjnë asgjë.