Që kur u fiksua tek nuancat e bjondes, Shakira u ka qëndruar atyre përgjithësisht besnike.
Për këtë arsye, të gjithë u habitën kur këngëtarja vendosi të bënte një ndryshim rrënjësor e të pazakontë të look-ut: përmes një fotoje në Tëitter, Shakira tregoi se flokët e saj të gjatë i kishte lyer në ngjyrë rozë të fortë. Ajo kishte veshur dhe një bluzë me vija që kishin të njëjtën ngjyrë, duke krijuar kështu një kombinim perfekt, që i evidentonte akoma edhe më shumë “flokët e saj të reja”. Fansave në fakt, ky ndryshim i pëlqeu, edhe pse nuk është ende e qartë nëse ky ndryshim i këngëtares do të jetë i përhershëm, apo vetëm dicka e përkohshme.



















