Mëngjesi i sotëm ka nisur me një kartolinë shumë të bukur, një nënë e re ka sjellë në jetë tri vajza. Ato gëzojnë shëndet të plotë dhe nëna ka vendosur t’i quajë bukuroshet, Kiara, Siara dhe Aiden.
Lajmin e bukur e ka dhënë ministrja Manastirliu, e cila ka shpërndarë fotografinë ku nëna shihet e lumtur teksa mban në krahë 3 të porsalindurat e saj.
“Me lajmin e mirë të lindjes së trinjakëve Kiara, Siara dhe Aiden, shëndosh e mirë, nën kujdesin shembullor të stafit të maternitetit “Koço Gliozheni”, ju uroj një ditë të mbarë” shkruan ministrja Manastirliu.