KreuCelebrity

Njihuni me gjyshin më “cool” të Instagramit, ka plot 1 milion ndjekës!

Gjyshi më “cool” i Instagramit është 75 vjeç dhe ka plot 1 milion ndjekës. Ai së bashku me nipin e tij janë të mrekulluar nga numri i madh i fansave që kanë arritur.

Gjithçka nisi kur nipi i Alojz Abram filloi të publikonte portrete të tij në Instagram. Ai i habiti dhe i frymëzoi të gjithë me mënyrën se si gjyshi i tij vishej. Fotografitë e pabesueshme dhe plot stil e bëjnë Alojz Abram gjyshin më “in” të rrjeteve sociale.

Jannik zbuloi se në fillim ishte ai që i propozoi Alojz Abram të vishte rrobat e tij, i cili mbeti shumë i kënaqur dhe i pëlqeu shumë. Më tej ai shtoi se gjyshi në fillim nuk e kuptonte famën që kishte arritur nëpërmjet Instagramit pasi nuk i njihte mediat sociale, ndërkohë tani jo vetëm që i pëlqen, por edhe e shijon faktin që njerëzit e njohin në rrugë dhe e ndalojnë për të bërë fotografi.

Jannik më anë të fotografive të gjyshit shpreson që të frymëzojë edhe të tjerët që të ndjekin ëndrrat e tyre pavarësisht nga mosha që kanë.

 

 

A post shared by Jannik (@jaadiee)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF