Katër motra nga Karolina e Veriut mbetën që të gjithë shtatzënë gjatë pandemisë së koronavirusit. Caroline Toth, Amy Gossett dhe binjaket Haley Andrews e Katie DeAngelis po presin me padurim që t`i rrisin fëmijët e tyre bashkë.
“ Mendoj se të gjithë këtë e nisi Katie, dhe të tjerat vazhduan pas saj”, tha për revistën People 33 vjecarja Haley. “ Ne jemi paksa konkurente me njëra-tjetrën, por e donim ta kishim këtë eksperiencë së bashku. Dhe kur Katie mbeti shtatzënë, sesi na lindi pyetja- mos duhet t`I hyjme kësaj rruge të gjitha? Dhe ashtu doli”, shtoi ajo. Amy, 31 vjec, pret që fëmija I saj të vijë në jetë në 11 qershor, Hayley mendon se do të lindë në 5 korrik dhe Caroline diku rreth 25 korrikut. Një eksperiencë vërtet e rrallë!



















