Kim Kardashian nuk është ndonjë tip i turpshëm kur vjen fjala tek pamja. Yllit të reality show-t i pëlqen mjaft të eksperimentojë, edhe nëse kjo zgjat vetëm për disa orë. I tillë ishte dhe rasti i fundit, kur 40 vjecarja u bë bjonde platin, e leu madje edhe vetullat. Në përfundimin e procedurës, praktikisht, Kim nuk njihej më! Ajo nisi të dokumentonte transformimin e saj në Instagram, ku tregoi dhe vetullat e zverdhura aq shumë sa nuk dukeshin më. Më vonë megjithatë, iu rikthye pamjes së përhershme duke shkruar për fansat: “Jam sërish brune, mos u shqetësoni”!



















