KreuCelebrity

Dante mbush 1 vjeç, dhe babi Kastro Zizo publikon për herë të parë portretin e djalit!

Dante, djali i Kastro Zizos mbush sot 1 vjeç e si për të kremtuar datën e shenjuar, artisti sapo në bëri të gjithëve një dhuratë duke na njohur për herë të parë me portretin e ëmbël të të birit.

Kastro ka uruar bekimin e tij të tretë ku bashkangjitur fotos së të voglit ai shkruan:

“Sot është ditëlindja jote e parë bir dhe ma bën këtë ditë më të lumturën në botë. Erdhe në kohë të vështira por me rrezatimin tënd hyjnor ndryshove çdo gjë dhe solle një copë parajse në këtë botë të trazuar. Ta do babi qenien.”

 

 

A post shared by ?????? ???? ?.?.? ?????? ???? (@kastro_zizo_)

Dante është fëmija i tretë i kantautorit Kastro Zizo pas djalit Dankan dhe vajzës Nia që ka nga marrëdhëniet e mëparshme.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF