Ylli i futbollit David Beckham ka festuar i lumtur përkrah famijes ditëlindjen e tij të 46-të këtë të diel.
Victoria Beckham ka zgjedhur ta urojë bashkëshortin e saj me anë të një postimi në Instagram, ku ka shpërndarë një foto teksa ai buzëqesh dhe në krahë të tij shihen disa balona të mëdha me figura interesante. “Djali i ditëlindjes, David Beckham me miqtë e tij. Gëzuar ditëlindjen!”, shkruan ajo.
Edhe djali i tyre ka zgjedhur ta urojë të atin në rrjetet sociale, ai ka publikuar një foto shumë të bukur ku babë e bir janë mëse të lumtur pranë njëri-tjetrit. “Urime ditëlindjen babi, të uroj një ditë të mrekullueshme. Të dua”, shkruan i ai.



















