Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj janë një nga çiftet më të përfolur të showbizit shqiptar, të cilët prej disa vitesh po përjetojnë një histori të bukur dashurie.
Ata kanë preferuar që lidhjen ta tyre ta mbajnë larg syrit të publikut dhe kanë qenë të shumta rastet kur kanë qarkulluar lajmet se dyshja është ndarë.
Por së fundi mesa duket çifti ka marrë një vendim shumë të bukur dhe të rëndësishëm. Ata do të shkojnë drejt altarit në muajin shtator, ku do të kurorëzojnë dashurinë e tyre dhe do t’i thonë “Po” njëri-tjetrit
Dasma do të jetë në muajin që moderatorja ka edhe ditën e saj të lindjes dhe këtë vit ajo do të festojë 30-vjetorin. Ende nuk dihet data e dasmës dhe as nëse çifti do ta organizojë festën në të njëjtën ditë.



















