Bukuroshja Almeda na ka zbukuruar Instagramin ditën e sotme me një foto shumë të ëmbël. Ajo është në muajin e 9-të të shtatzënisë dhe nga dita në ditë pret të bëhet nënë për herë të dytë.
Përkrah fotos Almeda ka dhënë edhe një lajm të bukur për të gjithë fansat. Ajo ka hapur kanalin e saj në Youtube dhe sot do të publikojë videon e parë. “9 muajshe shtatzënë. Jam shumë e emocionuar, në orën 18:00 vjen videoja ime e parë në youtube”, shkruan modelja.
Almeda dhe aktori i famshëm turk Tolgahan janë prindër të një djali dhe këtë herë do të bëhen me një vajzë, të cilën do ta quajnë Alina.



















