KreuCelebrity

Pas ndarjes nga Alex Rodriguez, a do të kthehet Jennifer Lopez me Ben Affleck?

Kanë kaluar më shumë se 17 vjet nga ndarja e  Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, dhe së fundi fansat po shpresojnë t’i shohin përsëri bashkë.

Thashethemet për një kthim mes dy aktorëve filluan disa ditë më parë, kur të dy u panë së bashku në Los Anxhelos dhe dyshimet po rriten pasi në javën e fundit ata janë parë të paktën tre herë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Tani që Jennifer është beqare përsëri pas ndarjes me Alex Rodriguez, dhe Ben Affleck gjithashtu nuk është i lidhur me askënd, fansat janë të bindur se të dy aktorët do të jenë sërish bashkë.

Por fatkeqësisht për fansat që shpresojnë shumë, burime pranë tyre thonë Jennifer Lopez dhe Ben Affleck nuk do të kthehen së bashku, të paktën tani për tani. “Ata janë thjesht miq… kanë qenë gjithmonë, pasi romanca e tyre përfundoi”, thonë burimet.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF