Ish Zonjës së Parë të SHBA-së, Michelle Obama nuk i kanë munguar sfidat në rritjen e vajzave të saj Malia e Sasha, 22 dhe 19 vjec, e tani, mund të thotë me gojën plot, se ka bërë një punë të mirë! Ato janë rritur e janë kthyer në dy “zonjusha të mbara”, të cilat adhurojnë të zbulojnë gjëra të reja, e kanë kuriozitet edhe për gatimin.
“ Po shoh tani sesi përpjekjet e mia i kanë dhënë frytet e tyre”, u shpreh Michelle në një intervistë për Vanity Fair, edicioni spanjoll. Malia ishte 10 vjec dhe Sasha 7 kur Barack Obama u bë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe nuk ishte e lehtë për Michelle që t`i rriste ato në një mënyrë sa më normale të mundshme, pavarësisht privilegjeve të mëdha që gëzonin.



















