Ka marrë fund martesa e miliarderit Bill Gates dhe bashkëshortes së tij Melinda Gates. Dyshja kanë pranuar se janë në process divorci dhe se arsyeja që çoi në krisjen e marrëdhënies ka qenë ‘fakti se ata nuk besojnë se do të rriten më si çift’.
Lajmin e ndarjes ata e bënë vetë publike ku nëpërmjet një statusi në Tëitter kanë shkruar:
“Pas një lidhjeje të gjatë, kemi marrë vendim t’i japim fund martesës. Përgjatë 27 vitesh, ne kemi rritur tre fëmijë të mrekullueshëm dhe kemi ndërtuar një fondacion që funksionon në mbarë botën, në mënyrë që t’ua mundësojë njerëzve të jetojnë shëndetshëm.Ne vazhdojmë të ndajmë besimin se misioni dhe puna jonë do vazhdojë së bashku, por mendojmë se nuk mund të kalojmë në faza të tjera jetësore si çift. Ne kërkojmë për hapësirë dhe privatësi për familjen tonë, teksa fillojmë jetën e re”
Bill dhe Melinda janë prindër të tre fëmijëve dhe për herë të parë ata u takuan në vitin 1980 kur Melinda u bë pjesë e Microsoft themeluar nga Bill Gates.
Bill Gates është njeriu i katërt më i pasur në botë sipas Forbes, ndaj mënyra se si do ndahet pasuria mes tij dhe ish-bashkëshortes Melinda do të jetë një tjetër lajm me interes.



















