KreuCelebrity

Çfarë raportesh kishte vërtet mes mbretëreshës Elisabetë dhe Lady Dianës?

Biografi mbretëror Andreë Morton, thotë se në fillim princesha Diana ishte e “terrorizuar” nga mbretëresha Elisabetë, e cila e konsideronte si të papërshtatshme për rolin e saj si bashkëshorte e mbretit të ardhshëm.

Pastaj, gjërat ndryshuan deri në atë pikë sa monarkja, sipas tij, u kthye në një aleate të fortë të nuses së djalit të saj të madh. Në mediat e huaja i është mëshuar gjithmonë idesë se Diana dhe Elisabeta urreheshin. Por Morton pretendon se gjërat nuk ishin tamam ashtu. Sipas tij, kur Diana kuptoi se cfarë po ndodhte mes të shoqit dhe Camilla Parker Bowles, ia përcolli dyshimet e saj mbretëreshës, e cila u tregua “mjaft tolerante me vizitat e saj jashtë programit”.

Ajo qenka përpjekur ta ndihmojë princeshën, të cilën bisedat me mbretëreshën sikur e qetësonin pak. Morton thotë se Elisabetta dhe i shoqi, Filippi e inkurajuan Dianën të luftonte për të mbrojtur martesën e saj, edhe pse përpjekjet e trye rezultuan të kota dhe cifti në 1996-tën, u divorcua.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF