Aktorja dhe moderatorja e dashur Jonida Vokshi ishte e ftuar këtë të hënë “Në Kurthin e Pitër Pan”, ku u intervistuara nga gazetarët e vegjël. Një intervistë ndryshe dhe shumë e bukur, pasi aktorja ishte shumë aktive në intervistën që zhvilloi me ta.
Ndërkohë që fëmijët e vegjël i bënin pyetje ishte edhe Jonida që i pyeste ata, duke na dhuruar momente shumë të bukura të gjithëve.
Ajo zbuloi disa detaje për jetën e saj dhe për marrëdhënien që ajo ka me aktorin Besnik Krapin. Një nga pyetjet që ju bë ishte se kur ajo debatonte me partnerin e saj kush kërkonte më shumë falje. Përgjigjja e Jonidës nga habiti pasi ajo tha se falje kërkonte gjithmonë Besniku edhe kur e ka gabim aktorja.



















