Chrissy Teigen shkëlqeu në “Global Citizen VAX LIVE Concert” në Inglewood. Ajo dukej kaq e ëmbël me fustanin ngjyrë portokalli, i shkurtër në pjesën përpara dhe me një bisht të gjata prapa të cilin e kishte kombinuar mjaft bukur me sandalet ‘Giuseppe Zanotti’ me vlerë 298 dollarë. I gjithë kombinimi u pëlqye aq shumë sa u rendit në mesin e veshjeve më të bukura të mbrëmjes.
Fustanin që mbante veshur modelja e njohur e kishte krijuar stilisti nga Kosova, Valdrin Sahiti, i cili tashmë duket është bërë një emër i njohur mes yjeve jashtë kufijve. Chrissy kishte marrë me vete dhe të bijën, e cila duket se është kënaqur pa masë në këtë event bashkë me të ëmën!



















