KreuCelebrity

Britney Spears i cilëson dokumentarët për jetën e saj si “hipokritë”!

Britney Spears ka kritikuar dokumentarët për jetën e saj duke i cilësuar ata si ‘hipokrite’. Me anë të një postimi të gjatë në Instagram këngëtarja është tallur me pretendimet e tyre.

Spears, 39 vjeçe, këtë postim duket se ia dedikonte dokumentarit shumë të shikuar të New York Times, Framing Britney Spears dhe në BBC The Battle For Britney: Fans, Cash And A Conservatorship

 

Të dy produksionet trajtojnë çështjet e shëndetit mendor të super yllit të pop-it, jetën e saj pas famës, problemet me drogën, marrëdhëniet e ndryshme e deri te kujdestaria e të atit, Jamie Spears.

Në postimin e saj në Instagram, Spears ndër të tjera shkruan: “2021 është padyshim shumë më i mirë se 2020, por nuk ma merrte mendja kurrë se do të ishte kështu. Kaq shumë dokumentarë për mua këtë vit me përshtypjet e të tjerëve në jetën time, çfarë mund të them… Këta dokumentarë janë kaq hipokritë, ata kritikojnë mediat dhe pastaj bëjnë të njëjtën gjë. Unë nuk ju njoh të gjithëve por jam e emocionuar t’ju kujtoj se megjithëse kam kaluar disa kohë të vështira në jetën time.. kam kaluar shumë herë më shumë kohë fantastike“.

 

 

A post shared by Britney Spears (@britneyspears)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF