Kanë nisur xhirimet e serialit të ri “Katrori i pushtetit”, i cili do të jetë risi në Shqipëri. Pasditen e kësaj të hëne te Rudina kanë qenë të ftuar 3 nga aktorët që do të jenë pjesë e serialit.
Ema Andrea, Romir Zalla dhe Orli Shuka kanë zbuluar ngjarjet që do të trajtojë seriali, të cilat lidhen me dekadën e fundit të vendit tonë.
Aktortët premtojnë sukses për këtë serial dhe madje Romir Zalla zbulon se ai do të jetë i dashuri i Ema Andreas, e cila luan rolin e gazetares investigative. Mes të humorit dhe të qeshurave aktori tha se do të ketë pafund skena intime mes tyre.
Nuk dihet nëse vërtet do të ketë skena intime në këtë serial, ndaj na mbetet që ai të përfundojë dhe që të kemi mundësi ta shohim. Aktorja Ema Andrea tha se sipas planit xhirimet do të mbarojnë në fund të majit, më pas filmi do të hyjë në fazën e post produksionit.



















