Rita Ora është padyshim një ndër këngëtaret më të suksesshme me famë botërore. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka qenë kryefjala e mediave të shkruara ditët e fundit.
Rita Ora po përflitet se ka nisur një lidhje të re dashurie me regjisorin Taika Waititi, 45 vjeç. Këngëtarja dhe regjisori nga Zelanda e Re u panë së bashku në mbrëmjen e premierës së “RuPaul’s Drag Race Don Under” në Sidnei.
Në fillim të eventit dhe gjatë tij ata u panë shumë të afërt me njëri-tjetrin. Ndërkohë që çifti shmangu tapetin e kuq për të shmangur fotografimin së bashku.



















