KreuCelebrity

Zbulohet shkaku i vdekjes së Princit Philip!

Princi Philip vdiq nga pleqëria kështu thuhet në çertifikatën e vdekjes së tij, nuk kishte asnjë sëmundje, e cila mund të kishte ndikuar në largimin e tij nga jeta.

Princi Philip vdiq ‘paqësisht’ në moshën 99-vjeçare, njoftoi Pallati Buckingham muajin e kaluar,

Përshkrimi “pleqëria” pranohet nëse pacienti është mbi 80 vjeç dhe nëse mjeku personalisht është kujdesur për pacientin për një periudhë të gjatë, duke vërejtur një rënie graduale.

Sipas The Daily Telegraph, Princi Philip nuk kishte ndonjë sëmundje ose dëmtim tjetër të identifikueshëm që kontribuoi në vdekje, përfshirë gjendjen e zemrës që e detyroi atë t’i nënshtrohej një procedure kirurgjikale vetëm disa javë para se të vdiste.