KreuCelebrity

Nesër mblidhet Komiteti i Ekspertëve, pritet lehtësim masash por cfarë saktësisht?

Nesër mblidhet Komiteti i Ekspertëve, pritet lehtësim masash por

Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet të mblidhet të mërkurën për të marrë disa vendime të rëndësishme rreth masave aktuale për frenimin e përhapjen e Covid 19 në vend. Sipas Tv Klan, ka shumë mundësi që të diskutohet lehtësimi i një serie masash nisur nga fakti që situata epidemiologjike në vend nuk konsiderohet problematike, duke marrë parasysh dhe numrat e ulët të pandemisë këto kohët e fundit. Pritet kështu që të vendoset hapja e universiteteve, që aktualisht mësimin e zhvillojnë online, ndërsa të martën nisi mësimi në klasa për shkollat e mesme. Një tjetër vendim që pritet të merret është edhe rikthimi ose jo i karantinës dyjavore për shtetasit që hyjnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut. Në 19 prill, Komiteti vendosi që të gjithë ata që vijnë në Shqipëri nga këto dy shtete t’i nënshtrohen karantinës dyjavore, por ky urdhër ka përfunduar efektin e tij më 3 maj.Aktualisht, ata që hyjnë në vendin tonë nuk kanë asnjë detyrim për karantinim. Komiteti do të vendosë nëse kjo do të mbetet në fuqi.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF